Foto nga Festivali i Këngës në RTSH

VIP & Spektakël

Si u veshën vipat në Festivalin e Këngës në RTSH... (FOTO)

20 Dhjetor 2019, 20:11| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 20:53

  • Share

Në natën e parë të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH kënduan disa nga artistët më të njohur e më të dashur nga publiku si Elvana Gjata, Albërie Hadërgjonaj, Renis Gjoka, Kanita, Aldo Bardhi, Kamela Islamaj, Bojken Lako, Nadia dhe Genc Tukiçi, Sara Bajraktari e Devis Xherahu.

Përveç performancës vokale artistët shkëlqyen edhe në pamjen fizike.

Ata ishin të kuruar deri në detaje gjatë daljes në skenë.

Elvana Gjata kishte veshur një kostum të bardhë, Jonida Maliqi shkëlqeu me fustanin e kuq.

Albërie Hadërgjonaj dukej si një mbretëreshë ilire me veshjen ngjyrë lejla të hapur dhe një kurorë në kokë.

Nadia vajza gjysmëjaponeze e kompozitortit të njohur Genc Tukiçi ishte veshur gjithashtu me një fustan të kuq, kurse babai i sajme një kostum klasik të zi.

Këngëtarja e re Kanita ishteveshur me një fustan në formë velloje me një pjesë transparente, ku dukej shumë tërheqëse.

Kujtojmë që finalja do të mbahet të shtunën, ku do të përzgjidhet artisti që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?