Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Si u vra nga ish-pronari gruaja në Vushtri, i biri mes lotëve: S'mund ta besoj!

26 Mars, 08:31| Përditesimi: 26 Mars, 08:47

  • Share

KOSOVË-Nexhmije Haradini, u vra me armë zjarri nga pronari i furrës së bukës ku ajo punonte. Pasi ekzekutoi 42-vjeçaren, Arsim Morina, 58 vjeç, vrau edhe veten. 

Mësohet se ai e ka ndjekur viktimës pasi ajo ka dalë nga vendi i saj i punës. Ajo hipi në një furgon që udhëtoi tre deri në katër kilometra dhe pasi zbriti, u vra në një kalim nëntokësor në fshatin Stanovc. 

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se ajo ka ndërruar vendin e punës, ku ka punuar me bashkëshortin për rreth pesë vite dhe është shpërngulur në një furrë tjetër buke që ndodhet përballë vendit të vjetër të punës në Milloshevë,”- shkruajnë mediat.

Nexhmije Haradini ishte bashkë me një grua dhe me vajzën e mitur të fqinjës në momentin kur është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Fqinja e viktimës ka mbetur e lënduar nga plumbat që ka shtënë edhe ndaj saj autori, por fatmirësisht nuk i është rrezikuar jeta. Por është në gjendje shoku, pasi si ajo, edhe e bija vetëm 12-vjeç kanë parë gjithë skenën e vrasjes dhe vetëvrasjes.

E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare. Tashmë e tutje, bashkë me babanë dhe dy motrat më të vogla, Alaudini e gjen veten në një realitet të ri e të papritur. 

“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja. Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve. Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit,”- thotë mes lotësh për Radion Evropa e Lirë, Alaudin Haradini.

Viktimës i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme, por mbetet mister se përse u qëllua për vdekje nga ish-punëdhënësi i saj. Familjarët e viktimës thonë se në të njëjtën furrë buke kishte punuar bashkë me të shoqin, por shtojnë se nuk kishin pasur kurrë probleme me të. Ndaj edhe arsyet e vrasjes mbeten ende mister.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?