Detaje të reja zbardhen në lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë. Shqiptari sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur u qëllua me armë. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë me më shumë se 5 plumba.
Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Ai u qëllua në shpinë, qafë dhe kokë me armë zjarri.
Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat. Deri tani janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se ka lidhje me vrasjen ndodhet në paraburgim.
Një nga të arrestuarit është Lituanez i lidhur me botën e krimit. Ndërkaq edhe shqiptari dyshohet si i përfshirë, dhe vrasja e tij mund të jetë për larje hesapesh.
Lajmi kryesor: