Kronikë
Top 24

Si u vu me shpatulla pas murit vrasësi i shokut?! Provat e pakundërshtueshme

21 Shkurt 2019, 08:13| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 15:31

  • Share

Ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij. Roland Milo, i arrestuar dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij, ka folur para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, ku u transportua dje në mbrëmje.

Thotë se mikun e tij Sokol Rama e vrau, por nuk jep ende detaje mbi arsyet e këtij krimi. Policia krijoi bindje përmes provave të pakundërshtueshme se Milo është autor i vrasjes. Ju gjet arma tip kallashnikov model 56, me të cilën kreu vrasjen, si dhe rrobat e trupit të viktimës, në të cilat ishin dhe gjurmë të tijat.

Sokol Rama nga Tepelena, rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit, kur ditë më parë u gjet i vrarë brenda në makinën e tij hedhur në humnerë, në malet e Këlcyrës, në zonën e Përmetit. Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, por që me arrestimin e tij mbrëmjen e djeshme u zbulua të ishte pikërisht vrasësi i shokut.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?