Si u zbulua grupi i kokainës dhe 'parajsa e drogës' në Tiranë?

29 Prill 2019, 16:47| Përditesimi: 29 Prill 2019, 16:52

  • Share

TIRANË-Pas dy fundjavave përplasje me armë, policia e Tiranës ka zbuluar në një kontroll blic se zona e Mëzezit ishte kthyer në një parajsë për shpërndarësit e drogave, si kokainë, heroinë dhe kanabis.

Gjatë kontrolleve janë prangosur 4 persona, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në automjete, lokale pranë shkollave si dhe qendra interneti, patrullat e komisariatit numër 6 dhe ato 'Shqiponja' kanë gjetur doza kokaine, heroine, shiringa dhe sasi kanabisi të përgatitura për tregtim.

Pasditen dhe mbrëmjen e 22 dhe 27 prillit, në zonën e Fushë Kasharit dhe Mëzezit u shënuan dy shkëmbime me armë zjarri, ku për pasojë mbetën dy të plagosur dhe u shpallën në kërkim 4 të dyshuar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?