Si u zbuluan vrasësit e efektivit të FNSH Xhulio Prela/ Plot 20 kamera sigurie zbardhën gjithçka, nga targa e makinës së autorëve te identifikimi i ish-pronarit

21 Dhjetor 2020, 15:26| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 17:17

  • Share

20 kamera sigurie të sekuestruara në të gjithë gjatësinë e superstradës Lezhë-Laç në bizneset në afërsi kanë bërë të mundur zbardhjen e ekzekutimit të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela. Qarkullimi në atë orar lëvizjeje në superstradë ka qenë shumë i ulët, detaj që ka ndihmuar hetuesit në qartësimin e ngjarjes.

Përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës kanë mundur të identifikojnë targat e automjetit të autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilat kanë çuar deri në identifikimin e pronarit. Pas hetimeve të para, burimet saktësojnë se pronari i automjetit me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar e kishte shituar atë pak muaj më parë. Ai para grupit hetimor ka treguar pronarët e rinj të mjetit të shitur, pavarësisht se nuk ishte kryer akti i kalimit të pronësisë së makinës nga një pronar tek tjetri, ashtu siç e parashikon ligji. Grupi hetimor akoma e ka të paqartë se cili prej dy personave të dyshuar është autorë i ngjarjes, Nikoll Sherrniku, tashmë i arrestuar, apo Brilant Martinaj, në kërkim, i cili ka qëlluar në drejtim të Xhulio Prelës. Pamjet e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes janë të paqarta për shkak të distancës së largët, çfarë ka sjell vështirësi në identifikimin e personit që ka shkrehur armën. Nikoll Shermiku është arrestuar pasditen e së shtunës, ndërsa pritet të dal për rivlerësimin e masës së sigurisë në gjykatë. Masa "arrest me burg” ishte caktuar që më parë nga Gjykata e Lezhës, kur ai ishte në kërkim. Deri tani Sherrniku nuk është marrë në pyetje, ndërsa pritet të pyetet në seancën e rivlerësimit të masës.

26-vjeçari Xhulio Prela u ekzekutua me një tek plumb orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, kur po kthehej nga Shkodra. Vrasja e tij ndodhi për motive banale, për shkak të dritave të gjata të njërës prej automjeteve të autorëve të ngjarjes apo të vetë efektivit të FNSH-së së Shkodrës, detaj ky akoma i pazbardhur.

Xhulio Prela, Brilant Martinaj dhe  Nikoll Sherrniku

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/12/2020 03:11

    Policia shqiptare duhet te kerkoje ndihmen e NASA,sepse ata kane aparate zmadhuese speciale.NASA ka patur raste qe ka ndihmuar ne zgjidhjen e krimeve dhe FBI e CIA,por nuk e di ne se shteti shqiptar ka ndonje kontrate me ate amerikan per nje lloj ndihme te tille.S.d.q.nuk do ishte keq ta kishte ose ta bente nje kontrate te tille.Jam e sigurte qe amerikanet do pranonin t'i ndihmonin.

    Përgjigju
  • asl: 21/12/2020 19:02

    Me armet e Birishes po vriten dhe sot e kesaj dite shqiptaret me njeri tjetrin.Vicidol kerma nje idjot qe blen me lemosha njerez te thjeshte dhe gazetar dhe qe ka bere manipulime votash nga 1992 e deri me sot.Dru me pre.

    Përgjigju
  • Ehaaa: 21/12/2020 18:51

    Boboooo ca fytyrash pupupuou

    Përgjigju
  • shpellari: 21/12/2020 18:16

    kalbini ne burg ,,,te mos dalin me perjete..

    Përgjigju
  • Gega: 21/12/2020 18:15

    Këta s'janë Malësore,janë Fushore,pa din e iman..jazek

    Përgjigju
  • TTT: 21/12/2020 17:18

    Maloket, rrace e flliqte

    Përgjigju
    • Tafuti: 21/12/2020 18:50

      Ttt moloket të paskan q... e ropt si I paske aq qef

  • Vicidoli: 21/12/2020 16:52

    Vrasesi eshte Edvin Mafia. Te cohemi ta shporrim. Birisha asht e ardhme dhe siguria jone.

    Përgjigju
    • Ggg: 21/12/2020 21:22

      Do ma japesh motren ta shporr une Edi mafine o viçidol

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?