Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa portretin e Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës (VIDEO)

8 Tetor, 12:33| Përditesimi: 8 Tetor, 14:37

  • Share

Tirane- Zgjati vetëm 3 orë 'mosbindja civile' e PD-së mbrëmjen e 7 tetorit, por që u transformua në disa akte vandalizmi nëpë rrugët e kryeqytetit, e frekuantuar nga miliona turistë.

Një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndërsa protesta kishte një numër të vogël pjesëmarrësish. Edhe drejtuesit politikë, Flamur Noka e Gazment Bardhi e shpehën dukshëm me reagimet e tyre dhe dukej se nuk ka ishte ajo e pritura. 

Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestantët lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund. Menjëherë pas largimit të protestantëve të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës dolën në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.

Pastrimi vijoi edhe sot në mëngjes.

Tek selia e PS-së, po hiqen mbeturinat e lëna pas dhe pastrohet godina. Partia Socialiste ishte stacioni i dytë i hedhjes së molotovë gjatë protetës së 7 tetorit, e pandodhur më parë kur një seli qendrore e një partie politike sulmohet në këtë mënyrë nga një parti tjerët kundërshtare.

Molotovët dogjën banderolën gjigande me foton e Ramës që mbulonte të gjithë godinën e PS-së. Ndërsa sot u hoqën mbetjet që lanë pas protestat.

Edhe tek godina e bashkisë punonjësit e pastrimit vijuan punën për të kthyer normalitet godinë.



Foto: Demet pas protestes se 7 tetorit
 
1728372774_rama.jpg

Foto: Protesta 7 tetor, molotovet drejt selise PS

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?