Si u zhduk një dokument 111 vjeçar!

17 Korrik 2023, 09:45| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 09:48

  • Share

Tashmë barcaletës të atij që pasi mbaroi universitetin tha që do t’i hynte edhe të mesmes, do t’i humbasë kuptimi. Këtë vit fillon deftesa elektronike e cila vjen me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, drejt e tek “Dokumentet e mia”, pasi janë dërguar nga mësuesit në platformën SMIP, që po mundëson tani edhe këtë shërbim të ri, marrjen e dëftesave dhe certifikatave të maturës, me vulë elektronike, të cilat dërgohen elektronikisht nga mësuesit në këtë platformë, ku prindërit dhe personat nën kujdes, të të miturve, mund t’i gjejnë ato në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Kollaj ishte dikur të falsifikoje një vulë, dëftesë apo pasaportë tek Baçi në Rrugën e Kavajës, e pamundur pas ditës së sotme të manipulohet sistemi elektronik.

Tashmë i ka ardhur fundi edhe gënjeshtrave të dikurshme të brezit tonë për humbje deftesash apo më ekstremja, tregimi se dëftesat nuk ishin shpërndarë akoma. Në këtë pikë jemi prindër me fat.

Dhe jo vetëm në lidhje me deftesat e fundvitit. Përmes SMIP, ku mësuesit e fëmijëve tanë hedhin çdo notë, mungesë e informacion, ne jemi të informuar përgjatë giithë vitit, në kohë reale për gjithçka, pa pasur nevojë të lëmë punën për të shkuar në shkollë. E njëherë në tre muaj po tek “Dokumentet e mia” na vjen një mini-dëftesë periodike me notat e fëmijës në shkollë.

Një tjetër risi është regjistrimi elektronik në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë, pra thënë me gjuhën e dikurshme, në fillore dhe në shkollë të mesme. Merr fund kalvari i radhëve, afateve për të cilat nuk dilte kurrë koha dhe përzgjedhjes me mik të shkollës. Apliko sipas preferencës tënde dhe sistemi të çon aty ku do ti. Dëftese shkon në rrugë elektronike duke shmangur falsifikimin apo abuzimin me procedurat nga lëshuesi i shërbimit apo marrësi.

Shkollat profesionale janë pa kuotë dhe i vetmi dokument shtesë siç është raporti shëndetësor që duhet për ato sportive.

Të gjitha shërbimet e reja janë një lehtësim burokracie por edhe rritje e kontrollit prindëror. Anarkistët do ta quanin diktaturë. Në fakt nuk kërkohet asgjë më shumë sesa keni deklaruar vullnetarisht kur keni hapur llogarinë në rrjetet sociale. Për mos folur pastaj për blerjet online ku lini edhe numrin e kartës bashkë me pinin apo numrin sekret.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 17/07/2023 10:01

    Nuk manipulohet sistemi thotë. Kush ja jep të dhënat sistemit? Pra aty fillon manipulimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?