TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani nuk është zgjedhur si anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike në Kuvendin e thirrur në 30 prill. Kjo gjë duket se e ka zhgënjyer Dogjanin, i cili u është drejtuar me një kërkesë delegatëve të Kuvendit të PD.
Ai ka kërkuar që t;u japin një arsye se përse nuk e kanë votuar, duke sjellë në vëmendje se zgjedhjet e fundit parlamentare ai u votua nga 6 mijë qytetarë edhe pse ishte renditur nga fundi i listës.
"Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike! Nëpërmjet medias mësova se në përfundim të një numrimi “trasparent” të votave për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit kombëtar nuk paskam rezultuar fitues… Pavarësisht rezultatit dua të falenderoj të gjithë delegatët pa përjashtim dhe ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan pavarësisht se nuk e di sa është numri i tyre… Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha të gjithë delegatëve të Kuvendit që nuk më kanë votuar të më shkruajnë se çfarë ka ndryshuar gjatë këtij viti?
Ku kam gabuar? Çfarë mund të bëj më mirë? Sepse siç dhe ju e dini një vit më parë si rezultat i punës tonë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit më votuan rreth 6000 qytetarë megjithëse isha i 35 në listën e Tiranës. Do ju jem shumë mirënjohës po qe se do shkruani me sinqeritet dhe trasparencë se ku kam gabuar dhe çfarë duhet të ndryshoj në marrdhëniet me Ju.
Kjo do më ndihmojë jo vetëm mua por dhe Partinë Demokratike… edhe njëherë ju falenderoj pa masë për gjithçka keni bërë për mua dhe pavarësisht kësaj une do ta respektoj vendimin tuaj dhe do të bëj gjithçka për ju se siç kam thënë në demokraci vota është e shenjtë. Në pritje të komenteve tuaja do ju jem shumë mirënjohës po qe se do më shkruani për sa kërkova", shkruan Dogjani.
Edhe Evi Kokalari, mbështetësja e Sali Berishës doli e zhgënjyer nga lista e anëtarëve të Këshillit të PD, ku tha se i vinte ke që nuk ka në lista emrat si Edvin Kulluri apo Ibsen Elezi.
Dy ditë më parë në Partinë Demokratike u bë publike nga Albana Vokshi lista me 150 anëtarët e zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD-së, në strukturat e reja që po ngrihen nga Sali Berisha edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga gjykata nëse Komisioni i Rithemelimit do ta drejtojë apo jo. Ajo që është vënë re nga lista fituese dhe nga lista jo fituese është se Këshilli Kombëtar i PD tashmë do të ketë shumë familjarë të Berishës dhe të besnikëve të tij më të mëdhenj, ndërkohë që janë spastruar jo besnikët.
Veç Berishës, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha. Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.
E para ti ke socjalist dhe kalove te pd vetem per inat dhe loj qe Berisha si llum qe eshte u mor edhe me ty duke te bere deputet nje cope polici qe kurr oficer nuk u be por ngeli she do ngele polic. E dyta o asllan ti ke shume gjynahete cilat ska uje qe i lan. E treta ke ngele si qen pa bisht dhe ben mire te moa dalesh neper emisione se nuk artikulon dot.
PërgjigjuO asllon kapedon po hik mor burr mos u mer me malokët se turpëron veten. Ata stē dusn mo ty kshu që dhe ti dridhe öike shiko ndonjë üarti tjetër e boju pjetër. Nuk osht keç nga asööon Pjetër Dogjani i tani kazon pa byth i gjithi myth.
Përgjigju