Sia

VIP & Spektakël

Sia vuan nga një sëmundje kronike... jep një mesazh për të gjithë

6 Tetor 2019, 13:12| Përditesimi: 6 Tetor 2019, 13:21

  • Share

Këngëtarja amerikane me stilin e çuditshëm Sia vuan nga një sëmundje neurologjike.

Lajmin e ka bërë publik vetë artistja përmes një postimi në Twitter, ku tregoi se vuan nga sindroma Ehlers-Danlos.

Sipas "The Guardian", ajo përjeton vazhdimisht dhimbje kronike si pasojë e kësaj sëmundjeje.

 “Vuaj nga dhimbje kronike neurologjike, sëmundja Ehlers-Danlos dhe dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocionale; vazhdoni përpara”,  shkroi ajo në Twitter.

Dhimbjet  zgjasin më shumë se 12 javë dhe shoqërohen edhe me probleme neurologjike për shkak të çrregullimeve të muskujve.

Njerëzit që kanë një sëmundje të tillë karakterizohen nga lëkura e butë dhe kocka të deformuara.

Sia

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?