Ish kreu i Burgjeve Arben Çuko do të mbetet me masën e arrestit në shtëpi. Kërkesa e tij për të hequr këtë masë sigurie dhe rrëzimin e akuzës si pjesë e grupit të strukturuar kriminal u shtynë.
Shkak për shtyrjen ishte mos pjesëmarrja e prokurorëve të çështjes në gjyq, për të cilën avokati i Çukos, Maks Haxhiaj tha me ironi se kishin një axhendë të rëndësishme.
"Më vjen keq që po ju zhgënjej, por siç hyra dola se prokurorët ishin tepër të zënë me punë të ngutshme. Se kuptohet të drejtat dhe liritë e njeriu nuk mund të vihen përpara punëve të ngutshme të organit të prokurorisë", tha Haxhiaj.
Por interesimin të ReportTv prokurorët u përgjigjen se ndodheshin pranë KLP-së pasi kishin një takim si pjesë e kandidatëve për SPAK.
Komente
