Politikë

Basha e Alibeaj bëhen sërish ‘bashkë’/ Sidi Hasanaj nga Demokratët Euroatlantikë: Koalicion me 'Djathtas 1912' dhe LZHK-në e Shehit

31 Janar, 18:34| Përditesimi: 31 Janar, 19:15

  • Share

Sidi Hasanaj, bën me dije në 'Studio Live' se Demokratët Euroatlantikë do bëjnë koalicion shumë shpejt me djathtas 1912 të Alibeajt dhe LZHK-në e Dashamir Shehit.

Sipas Hasanaj, po bashkohen ato forca që nuk pranojnë diktatin e Berishës dhe politika po kalon drejt elitave të reja që janë përlyer në qeverisje.

'Po shkohet drejt disa opozitave poli centrike. Edhe partitë e reja janë të përçara. Demokratët euro atlantik mendoj se zyrtarizohet marrëveshja me Djathtas 1912 dhe me LZHK e Shehin. Do bëhet një pol që do mundohet të japë seriozitet. Do jetë një pol i disa figurave historike të djathta që kanë një 14-vjeçare beteje me PD-në e madhe. Nuk kanë pranuar diktatin e Berishës. E djathta nuk mund të jetë më me xhaketa të 1992. Që të çlirohet e djathta dhe të sjellë një ofertë perëndimore dhe europiane. Skakiera politike do bëhet e qartë. Ka një risi kjo fushatë. Nuk ka më disa parti majtas djathtas. Por ka një ndarje mes klasës së vjetër dhe të re politike.'

Pasi Berisha mori vulën e Partisë Demokratike me vendim gjykate, Alibeaj u nda nga Lulzim Basha duke krijuar një parti të re së bashku me Edvin Kullurin dhe figura të tjera duke e quajtur 'Djathtas 1912'.

Ndërsa Basha nga ana e tij pretendoi të rimerrte vulën e PD-së, ndërkohë që e quan veten kreun e demokratëve euro-atlantikë. Tashmë para zgjedhjeve dy bashkëpunëtorët politikë në PD do jenë sërish bashkë, por në një koalicion dhe jo brenda një partie.

G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?