Sport
Bota

Siena, vajza denoncon përdhunimin në grup! 4 të dyshuar, mes tyre një futbollist i serisë A

10 Qershor 2021, 20:13| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 20:31

  • Share

Katër të rinj janë akuzuar si të pëerfshirë në një përdhunim në grup.Tre u arrestuan nga Policia e Sienës për akuza për përdhunim pas denoncimit të një vajze 20-vjeçare për dhunë seksuale në grup.Hetimet çuan në identifikimin e katër autorëve të dyshuar, nga të cilët një i mitur: 17-vjeçari është nën hetim i lirë.

Mes të arrestuarve, sipas informacioneve, është një futbollist që ka luajtur në Serie A sezonin e kaluar, i cili duhet të dëgjohet të hënën nga hetuesit. Masat paraprake, të kryera nga agjentët  midis qytetit toskan dhe Sicilisë, ndodhen pas hetimeve të koordinuara nga Prokuroria. Shtëpitë e katër të dyshuarve u kontrolluan. Javën e kaluar 20-vjeçarja kishte paraqitur ankesën, duke thënë se dhuna seksuale kishte ndodhur gjatë një feste private në një shtëpi në Siena. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia italiane

r.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?