Nga jet ski te skafet e gomonet, në 1 javë policia bllokon 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! Gjobiten drejtuesit

18 Gusht, 11:53| Përditesimi: 18 Gusht, 14:17

  • Share

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në një javë kanë bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman.

Sipas policisë, mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 7 skafë, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se 12 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100 00 lekë të rinj secili për mospajisje me licencën e operatorit turistik, ndërsa drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

“Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e 2 mjeteve të tjera lundruese (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë”, njoftoi policia.

Mjetet lundruese të bllokuara:

-19 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë

-9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin

-2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë

-2 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatjon: 18/08/2024 12:51

    Nuk po mbarohen jet ski e bllokuara ...ne nje jave bllokohen 30 e "lindin" 100 te reja, sa te pasur paskemi qene bre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?