Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nga Komani e deri në Ksamil kanë monitoruar dhe kontrolluar 215 mjete lundruese.
Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, janë bllokuar 15 mjete lundruese për shkelje të ndryshme, konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
Ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me nga 100 000 lekë secili.
Uniformtat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe kanë shpëtuar nga mbytja në det 39 persona (shqiptar e të huaj).
Njoftimi i policisë
Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.
Komente
