Kronikë

‘Siguria detare’/ Kontrollohen 254 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, 36 të bllokuara! 18 pushues shpëtohen në det

13 Korrik, 13:10| Përditesimi: 13 Korrik, 14:51

  • Share

Policia kufitare u ka shpëtuar jetën 18 shtetasve shqiptarë dhe të huaj vetëm gjatë një jave, në rrezik nga dallgët apo defekte të mjeteve lundruese, një operacion kombëtar i quajtur ‘Siguria Detare’.

Ai u zhvillua nga ujërat e Ksamili në jug deri në Koman e Velipojë në veri.

Me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e incidenteve me mjetet lundruese, u kaluan në kontroll 254 mjete, nga të cilat u bllokuan 36 prej në shkelje të rregullave të sigurisë detare. 24 prej tyre ishin Jet Ski, 5 Skafe, 4 Gomone, dhe 3 Varka metalike me motor uji të instaluar.

Sipas autoriteteve, mjetet e ndaluara rezultojnë të kenë operuar jashtë zonave të lejuara, pa dokumentacion përkatës ose kanë hyrë në perimetrin e ndaluar të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

13 drejtues mjetesh janë gjobitur me nga 100,000 lekë secili, pasi u kapën duke lundruar brenda zonave të ndaluara.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?