Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projektvendimin për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Lidhur me pikën që lidhet me imunitetin e deputetëve, realtorja Vasilika Hysi sqaroi se ndryshimet nuk synojnë rikthimin e imunitetit te deputetët. Neni 18 parashikon që për caktimin e masës së sigurimit të arrestit me burg, ose në shtëpi, për kontrollin e deputetit i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga deputeti.
Ndryshime u bënë dhe sa i përket shërbimit të sigurisë në Kuvend pasi Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prokurori dhe ambasadorët përjashtohen nga kontrolli fizik. Masa disiplinore do vendosen edhe për deputetët të cilët lobojnë në Kuvend dhe pranojnë dhurata.
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nisi me debate pasi deputeti i dalë nga listat e PD-së dhe njëherësh kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi kërkoi që të njihej edhe me propozimet e opozitës. Kërkesa e tij është rrëzuar nga deputetët e PS, duke bërë që Alimadhi të braktiste mbledhjen. Ky projektvendim do të kalojë në seancën e ardhshme plenare për tu miratuar.