Siguria e gazetarëve/ Prokurori Olsian Çela takon drejtuesen e Zyrës së KiE në Tiranë: Do trajnojmë oficerët e policisë gjyqësore për lirinë e shprehjes

11 Korrik, 18:26| Përditesimi: 11 Korrik, 18:28

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re diskutuan mbi çështje që lidhen me sigurinë e gazetarëve, duke u fokusuar në forcimin e kapaciteteve institucionale në hetimin e këtyre çështjeve gjatë një takimi që zhvilluan këtë të enjte.

Prokurori i Përgjithshëm theksoi rritjen e angazhimit institucional të prokurorisë në këtë drejtim, duke e konsideruar si një nga prioritetet në punën e prokurorisë.

Nga ana e Kreut të zyrës së Këshillit të Europës, u shpreh vullneti për të vazhduar mbështetjen e prokurorisë në drejtim të trajnimit të mëtejshëm të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, aktivitete që organizohen në kuadër të projektit të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ‘Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri’.

Në takim u ra dakord për nevojën e thellimit të koordinimit dhe bashkëpunimit mes palëve në të ardhmen.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?