Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio do të udhëheqë grupin e posaçëm që merret me hartimin e një propozimi për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Burime evropiane u kanë thënë gazetarëve se këto garanci do të kenë katër përbërës: prani ushtarake, mbrojtje ajrore, armë dhe monitorim të ndalimit të armiqësive.
Rubio, i cili mban si postin e Sekretarit të Shtetit ashtu edhe atë të këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, rol i kombinuar që në të kaluarën e ka pasur vetëm Henry Kissinger (Trump e ka quajtur ‘një Kissinger që nuk nxjerr asgjë konfidenciale’) dha katër intervista televizive të dielën, sapo u kthye nga Alaska, dhe një tjetër mbrëmë pas samitit me Zelensky-n dhe evropianët.
Ai konsiderohet më i përshtatshmi në administratë për të shpjeguar politikën e jashtme të Trump-it, për shkak të përvojës së gjatë si senator në këto çështje dhe ndoshta edhe sepse dikur ishte një republikan ‘i stilit të vjetër’ dhe një ‘shqiponjë’ kundër Rusisë. Për çështjen e lëshimeve territoriale, ai tha për Fox Neës: ‘Nuk është e lehtë dhe ndoshta as e drejtë, por është e domosdoshme për t’i dhënë fund luftës.’
Grupi i posaçëm përbëhet nga këshilltarë amerikanë, evropianë e ukrainas për sigurinë kombëtare, si dhe përfaqësues të NATO-s. Sipas Zelensky-t, brenda rreth dhjetë ditësh pritet të hartojnë një propozim të detajuar për garancitë e sigurisë, ku do të përcaktohet edhe kush është i gatshëm të marrë përsipër çfarë brenda ‘Koalicionit të të gatshmëve’. Rubio ka thënë se bisedimet me këshilltarët evropianë për sigurinë kombëtare kanë filluar të shtunën.
“Për praninë ushtarake, një zgjidhje do të ishte vendosja e 15-20 mijë trupave evropiane në Ukrainë”, tha për Neë York Times Camille Grand, ish-ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i cili ka studiuar opsione të mundshme për garancitë e sigurisë. Ushtarët e ashtuquajturës ‘forcë e sigurimit’, të vendosur larg vijës së frontit, do të mbështesnin ushtrinë ukrainase. Vende të tjera mund të dërgonin vëzhgues të paarmatosur në kufi, të ndihmuar nga mbikëqyrja satelitore dhe dronët.
“Po punojmë me aleatët tanë evropianë dhe edhe me vende jo-evropiane për të ndërtuar këto garanci sigurie”, tha Rubio për Fox. Sipas faqes Axios, Putini, duke thënë në Alaska se është i gatshëm të diskutojë mbi ‘parimin e garancive të sigurisë’, përmendi Kinën si një nga garantuesit e mundshëm.
Sa u përket Shteteve të Bashkuara, ato mund të ofrojnë inteligjencë operative dhe ndoshta trajnim për ukrainasit, pa dërguar trupat e tyre. Megjithatë, vëren Grand, nëse gjërat përkeqësohen, do të ishte mirë të ekzistonte një angazhim formal ‘që amerikanët nuk do të rrinin duarkryq’. Është diskutuar për diçka të ngjashme me ‘nenin 5’ të NATO-s, që idealisht do të përfshinte një angazhim për të përdorur fuqinë ajrore dhe detare të SHBA-së. Evropianët, nëse dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë, gjithashtu duan që Amerika të mbajë trupat e saj në krahun lindor të NATO-s.
Përfshirja e liderëve ushtarakë të NATO-s është thelbësore në planifikim. Ata do të takohen sot për të vlerësuar opsionet ekzistuese për garancitë e sigurisë. Gjenerali Alexus Grynkeëich, komandant suprem i NATO-s dhe i forcave amerikane në Evropë, do të komunikojë rezultatet e takimit me Putinin.
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, president i komitetit ushtarak të NATO-s, ka thënë se do të zhvillohet një videokonferencë. Gjenerali Dan Caine, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, mund të marrë pjesë. Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto, shefi i Shtabit të Mbrojtjes italiane, gjenerali Luciano Portolano, do të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit ushtarakë të vendeve që dy ditë më parë ishin në samit.
Sa i përket armëve, si pjesë e marrëveshjes për garancitë, sipas Financial Times, Kievi i ka propozuar Trump-it blerjen e tyre me vlerë 100 miliardë dollarë, të financuara nga Evropa. Propozimi parashikon gjithashtu një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për prodhimin e përbashkët të dronëve mes ukrainasve dhe amerikanëve./Corriere della Serra
Komente

I vrane fëmijët, te rinjte dhe burrat dhe tani do ti çojnë 20 mij ushtare te paafte evropiane qe ti q...jne dhe lënë shtazene gratë dhe vajzat Ukrainës... ky eshte integrim ne fakt
Përgjigju