Punonjësit e bashkisë duke bërë vijëzimet

Siguria e nxënësve, Bashkia e Tiranës vendos vijëzimet dhe sinjalistikë të re nëpër shkolla (FOTO)

10 Shtator 2020, 10:34| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 14:02

  • Share

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi I vitit të ri arsimor, gjithçka duke se është gati. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit si punimeve brenda shkollave, ashtu edhe në mjedisin pranë tyre.

Duke shfrytëzuar orët e vona të mbrëmjes, ekipet e punës së Bashkisë së Tiranës janë kujdesur edhe për sigurinë e nxënësve duke plotësuar me vijëzimet dhe sinjalistikën e nevojshme në rrugët pranë shkollave.

“Gati për shkollë! Përveç infrastrukturës së brendshme të shkollës, ekipi po kujdeset edhe për sigurinë e nxënësve jashtë saj. Sinjalistikë e re te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe në të gjitha shkollat e tjera të Tiranës për një vit sa më të mbarë shkollor”, - shkruan Veliaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 10/09/2020 20:40

    Vendosni kudo semafor dhe vija te bardha ,,dhe duhet bere mesim me nxenesit me polic per ti mesuar si te sillen ne rruge ne kembe dhe me biciklete....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?