Sociale

Siguria e perimeve të serrave, eksperti i bujqësisë në Report Tv: Shqipëria përdorim më të ulët të plehrave kimike, 5 herë më pak se rajoni

23 Nëntor 2021, 13:49| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 13:56

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv në rubrikën ‘Eksperti këshillon’ z. Ilir Peliku, ekspert i lartë i bujqësisë dha disa këshilla shumë të vlefshme se si të kuptojmë nëse perimet kanë pesticide apo lëndë të tjera  jo të dobishme për organizmin, përfshirë këtu perimet e stinës.

Ndër të tjera ai u shpreh se Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të rajonit ka përdorim më të pakët të plehrave kimikë.

“Produktet shqiptare janë shumë më të mira si nga vlerat ushqimore ashtu edhe nga mbetjet toksike në produkt, kemi përdorimin më të ulët të përdorimit të plehrave kimikë, është deri në 5 herë më e ulët se sa rajoni. Patjetër që ka analiza dhe të dhëna që na sigurojnë për këtë. Kjo vërtetohet në dy mënyra, njëra mënyrë është për sipërfaqen e punuar  dhe importin e plehrave, nxjerrim atë sasinë për hektar të përdorur për plehra, është jashtëzakonisht më e ulët. Kjo vjen kryesisht nga mosfuqia e fermerit të përballojë kosto kaq të larta prodhimi duke përdorur një intensitet të lartë të përdorimit të inputeve bujqësore.Ndërkohë që mënyra e dytë që kjo matet është çertifikimi  global GAP” tha ai.

 Por a bëhet ky certifikim vetëm për produktet të cilat eksportohen apo edhe për produktet që përdoren brenda vendit?

“Unë mund të them që rreth 60% të subjekteve të certifikuara kanë kaluar nga studio ime, mund të them që vendet europiane kryesisht Gjermania, Austria, Franca dhe vendet nordike e kanë kërkesë certifikimin global. Unë ju siguroj në këtë pjesë shumë rrallë, më ka ndodhur që ndonjë element, apo preparat kur bëhet analiza  e mbetjeve në produkt të ketë normativa më të larta se ato që lejohen” shpjegoi më tej eksperti Ilir Piliku.

Por cilat janë produketet e shportës bazë që eksporton Shqipëria?

“Eksportojmë të gjithë gamën e produkteve, nëse flasim për prodhimet e serrës, domatja, kungulli, trangulli, speci dhe patëllxhani janë të gjitha të eksportueshme.Volumin më të madh është domatja, speci dhe kastraveci” përfundoi ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?