Faqet online të institucioneve shtetërore kanë shpesh pre e sulmeve kibernetike ndaj së shpejti do të krijohet Akademia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike. Kështu është shprehur Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK gjatë punimeve te konferencës "Ditët ballkanike të sigurisë kibernetike", e cila po mbahet në Durrës. Vendit tonë aktualisht i mungojnë 170 ekspertë të kësaj fushe.
“Për sigurimin e kësaj armate do të krijohet akademia kombëtare e sigurisë kibernetike, e cila do të ketë bashkëpunim të ngushtë me universitetet publike dhe private”, tha Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).
Në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” mbështetur nga qeveria britanike u zhvillua edicioni i dytë të Balkan “Cybersecurity Days BCD 2024”. Organizime të tilla i shërbejnë thellimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të rritjes dhe forcimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e infrastrukturave të informacionit nga sulme të ndryshme kibernetike dhe sulme të sofistikuara.
Bashkëpunimet dhe axhendat ndërvepruese midis organizatave te ndryshme është qëllimi kryesor i kësaj konference ku morën pjesë një sërë ekspertësh te Ballkanit dhe Europës.