Shkarkohen të gjithë drejtorët e policisë së burgjeve, 'fshesa' pas performancës së dobët

3 Nëntor 2019, 09:58| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 16:43

  • Share

Në një kohë kur po diskutohet projektligji i ri për policinë e burgjeve, një urdhër i ministres Gjonaj ka çuar në shkarkimin e plotë 13 drejtorëve të policisë në sistemin e burgjeve në vend.

Report Tv mëson se ndër shkaqet që kanë çuar në shkarkimin e policëve në burgje ka qenë performanca e tyre e ulët dhe përfshirja e disa prej policëve me uniformë në ngjarje kriminale.

Rasti më i fundit i përket Bledar Tocit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin një ish të burgosur që e kish kthyer në shok e bashkë merreshin me drogë.

E teksa janë shkarkuar edhe disa prej drejtuesve të burgjeve të cilët dhe pse me konkurs ende nuk janë zëvëndësuar apo bërë  publik emrat e rinj sistemi penitenciar tashmë ndërron edhe shefat e sigurisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 04/11/2019 12:48

    Fusni njerez korekte dhe dinjtoze. Jo ca alabake,dhe super te Koruptuar. Mar rastin me qe Kam degjuar disa skandale qe nuk Jane bere publike Ne IEVP "DRENOVE" Korce. Ku Drejtori Burgut eshte per ndjekje penale pasi ta hiqni, hetoheni njhere mire dhe shikoni cfare do Dalin?????? Faleminderit!

    Përgjigju
  • Selenice: 03/11/2019 17:25

    Po këta të burgut të Vlores gjithë analfabete hedhin firmene me gisht te ngjyere në boje.

    Përgjigju
  • Ali: 03/11/2019 14:30

    Perzgjedjjet i ka bere " specialisti i burgjeve" kamberi qe ne 302 ka prure shef policie ish shoferin_ polic te Petrit Ismailit vellaj Agim drejtor aktual i DPB. Merreni vesh se kush jane shefa policie sot, ish policet me diploma te bera, te cilet nuk dine te shkruajne emrat e tyre

    Përgjigju
    • Pashai orne: 03/11/2019 15:57

      I mjeri ti cfare idesh te kalbura qe ke. Agimi eshte njeri i jashtezakonshem njeri i dijes dhe i punes. Eshte fat per institucionet shteterore te kene nje personalitet si Agimi...papap sh keq per keto mendime te kalbura.

  • Lapi: 03/11/2019 13:23

    Nuk jam i sigurte nese ministresha Gjonaj ka gjetur kandidate te denuar si Drejtorin e burgut te Vlores, apo njerez te pashkolle per te zevendesuar keto qe largoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?