Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?

27 Nëntor, 16:37| Përditesimi: 27 Nëntor, 17:27

  • Share

Vrasja e 14-vjeçait, Martin Cani në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij, nxori në pah probleme të mprehta sociale, siç është mungesa e sigurisë në shkolla, përdorimi i thikave nga adoleshentët. Opozita dhe shoqëria civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsmit ndërsa Qeveria përmes institucioneve të varësisë, po kërkon të përçojë mesazhe bashkëpunimi mes komunitetit të prindërve dhe shkollave. Në dy aktivitete të ndryshme organizuar paraditen e sotme në Lezhë bie në sy pjesëmarrja e nxënësve që duhet të ishin në mësim!

Drejtoria Arsimore mblodhi fëmijët në Pallatin e Kulturës në një aktivitet sensibilizues me temë “Ki guxim t’u thuash Jo armëve”. Nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Gjimnazi “Hydajet Lezha” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” sollën mesazhe të forta kundër armëve përmes muzikës, dramës, monologut dhe performancave artistike. Në aktivitet morën pjesë Elson Frroku n/kryetar i Bashkise Lezhë, Taulant Gjoka, zv/drejtor i policisë, Hasan Muça drejtor i Drejtorisë Arsimore të Lezhës.  

Ndryshe, aktivistët e shoqërisë civile dhe anëtarë të PD-së kanë zgjedhur që sensibilizimin ta bëjnë në sheshin e qytetit. Një grup nxënësish bashkë me aktivistët, me pankarta në duar thanë se në Lezhë ka probleme të shumta sa i përket sigurisë dhe infrastrukturës në institucionet arsimore. Protesta u drejtua nga Besmira Leka e qendrës “Hana” dhe këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku. Ato kërkuan nga insitucionet të reflektojnë dhe të ofrojnë kushte dhe siguri në shkolla.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?