Kryepolici Ilir Proda në takimin me nxënësit

Kronikë

Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë

10 Janar, 20:12| Përditesimi: 10 Janar, 20:18

  • Share

Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike ishte tematika e takimit që kryepolici Ilir Proda pati sot (10 Janar) me nxënësit.

Nën temën “Dyer të hapura për nxënësit dhe qytetarët”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bisedoi për tre nga faktorët më të rëndësishëm të nismës. 

Ai u shpjegoi nxënësve rëndësinë dhe funksionet shumëdimensionalë të punonjësve të Policisë në shoqëri.

“Akademia e Sigurisë ofron mundësi të artë për maturantët që dëshirojnë të bashkohen me Policinë e Shtetit, duke i dhënë një mision të veçantë të ardhmes së tyre”, tha ai.

Nxënësit shfaqën kuriozitet dhe drejtuan pyetje mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Policisë së Shtetit, duke u ndalur te drejtimet që lidhen me hetimin e krimeve kibernetike, teknologjinë e informacionit, komandimin dhe drejtimin, sigurinë rrugore, si dhe marrëdhënien me median dhe qytetarët.

Institucioni blu njoftoi se aktivitete të tilla, të organizuara në kuadër të 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, janë zhvilluar në të gjitha drejtoritë e Policisë në 12 qarqet e vendit, ku vizitorët u pritën nga drejtorët e drejtorive.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?