Emisioni ‘Përballje’ në Report Tv trajtoi sigurinë në shkolla, a janë këto ambiente të sigurta për fëmijët dhe çfarë duhet bërë më shumë? Nga konfliktet mes fëmijëve, përdorimi i alkollit dhe lëndëve narkotike, pozicioni i shkollave buzë rrugës janë disa nga shqetësimet që ngritën të ftuarit në ‘Përballje’
Klaudio Pulaha, nga Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët ne Shqipëri, ALO 116, tha se kanë marrë 2500 raste denoncimi në 9 vite, duke theksuar se problematikë mbetet bullizmi në shkolla dhe përdorimi i lëndëve narkotike.
“Dua të theksoj se gjatë punë së përditshme, nuk kemi protokolle të qarta, për masa dhe koordinim që duhen marrë si brenda shkollë dhe jashtë saj që fëmijët të jenë të sigurt. Mos të kemi vetëm ndëshkime, por korrektimi i sjelljes së fëmijëve. Kur jemi në dijeni të një rasti dhune duhet ta denoncojmë.
Pranë Alo 6, raportohen raste. 2500 raste janë pritur ku shprehet problematika e bullizmit në shkollë, dhuna brenda shkollës dhe lëndë narkotiket. Kemi të rinj që telefonojnë për bashkëmoshatarët e tjerë”, tha ai.
Mësuesja Tatjana Jaupaj ngriti shqetësimin e shkollave buzë rrugës, duke thënë se janë të pasigurta për fëmijët.
“Shkolla e ‘De Radës’, shkollat në buzë të rrugës. Merr ‘Lidhjen e Prizrenit’ në buzë të Rrugës. Nuk janë të sigurta. Brenda në shkollë kanë vënë punonjës sigurie, ka ndryshim. Para 3 vitesh nuk ka pasur, por s’do të thotë që është i sigurt. Fëmijët që vijnë nga zonat rurale janë të ekspozuar, psh të futen në lokale të pinë duhan”, tha mëseuesja Jaupaj.
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se i rëndësishëm është edukimi që në moshë të hershme për fëmijët. Ai ngriti disa problematika në ambientet e shkollës, duke thënë se fëmijët shkojnë me thika e kaçavida.
“Thamë që vendosëm oficerët e sigurisë dështoi me sukses të madh, Dështoi dhe administratori i shkollës. Na thanë në tetor do vëmë perimetrin e sigurisë, ku është se nuk e dimë. Na thanë kishin dy muaj që ziheshin, humbi jetën një fëmijë, askush nuk mbajti përgjegjësi. Kur na dështojnë fillojmë iniciative të reja.
Nuk është vetëm shkolla që bën edukimin, e bën shoqëria. Siguria nuk vjen te ndëshkimi. Personi që jep psh pije alkoolike, duhet të merren masa. Duhet t’i ndihmojmë mos të marrin produkte të tilla. Parandalimi duhet të bëhet vazhdimisht
Nxënësit shkojnë me kaçavida me thikë. Janë kapur rrugëve 17-vjecar me pistoleta. Ne ka ceduar kjo punë. Nuk mundet dot që nga konflikt banal nxori thikën dhe i ra, ku e gjeti pse e mori. Si mundet që thika zëvendëson librin? Mësuesit thonë ishalla zihen jashtë shkollës. Ata shkojnë të armatosur në shkollë dhe mësuesit as duan t’ia dinë fare. Thonë të hanë kokën të bëjë ca të dojë.”
Edhe avokati Gylsen Zhllima vë fokusin tek edukimi i fëmijëve, ndërsa e rëndësishme sipas tij është edhe trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve.
Sa trajnohet mësuesit, se çfarë roli duhet të kenë në momentin e një konflikti mes nxënësve. Kush futet në sistemin arsimor duhet të jenë të trajnuar.
Si mund te edukosh nje femije,kur nje prind i del ne krah sa here ben prapesira?! Si mund te edukosh nje te ri kur prindi ben cdo gje per hir te femijes,shet e kultivon droge me te,apo shkon i armatosur ne nje takim /per sqarim/me disa djem te tjere me te cilet biri i tij eshte zene per nje gervishtje makine,ferkim rrotash,ndonje vajze,apo per nje /pse me shikon/?!Edukoni prinderit ne fillim,pastaj femijet!
Përgjigju