Kryeministri Rama duke folur me prindërit në Fier, lajmëroi se është gati një marrëveshje e qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë në shkolla. Parashikohen të vendosen kamera në çdo klasë, korridor, hyrje dhe dalje e cila do monitorojë gjithçka. Më tej pritet të vendoset dhe sistemi për parandalimin e futjes së celularit në shkolla dhe të çdo mjeti tjetër metalik që do kontrollohet në hyrje.
Po ashtu, shton Rama, prindërit mund të kenë qasje në informacionin se si po zhvillohet mësimi i fëmijëve të tyre në klasë dhe mund të monitorojnë cilësinë e procesit edukativ.
Kjo mundësi, sipas tij ka sjellë një ulje të dukshme të bullizmit dhe sjelljes problematike në shkollat e Emirateve të Bashkiara Arabe, pasi nxënësit janë nën vëmendjen e vazhdueshme të kamerave dhe janë të vetëdijshëm për këtë.
'Ne i kemi vënë oficer sigurie në shkolla. Jam dakord, lokalet. Ka qenë gjithë hashashi që futej në shkolla. E kemi shtuar numrin e oficerëve. Mes oficerëve që e bëjnë punën mirë. Por në këtë botë, kur teknologjia është bërë oportunitet. Mund të zgjidhim gjëra me të. Do mbyllim marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë që është një nga sukseset e teknologjisë në atë shtet, vendosjen nën monitorim digjital të shkollës, në çdo klasë, korridor. Ka sjellë atje që është ndryshuar dinamika e jetës në shkollë. S’ka aty doli tek lokali. Me këtë sistem, që nga drejtoria e shkollës, do ta kenë shkollën në kohë reale pasqyrë. Për të parë kush hyn e kush del. Edhe mësuesit edhe nxënësit.
Edhe prindi do vijë sa herë të dojë, të shikojë si rri fëmija në klasë. Me këtë program ata praktikisht e kanë çuar bullizmin në nivele minimale. Të qenit sikur po bën mësim në sytë e publikut, program që ka protokoll. Transformim shumë i madh. Të fokusohet vëmendja aty ku duhet. Dhe jo të shikohet nga të katër anët. Tek celulari kemi një diskutim. E kemi ndaluar në shkolla. Ka një nivel respektimi më shumë se e mendoja. Por ka toleranca. Kemi mundësi ta ndalojmë fare hyrjen e celularit në shkollë. Me kontroll digjital. Ai program ça ka në trup gjëra metalike, menjëherë ky duhet kontrolluar. Evitohen frikërat, jo hyri thika', thotë Rama.
Lajmi kryesor:
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
G.K//ReportTv.al