Ekspertët Fatjon Softa dhe Edmond Petraj komentuan në ‘Studio Live’, situatën e krimit në vend sa i përket fundit të 2024-ës dhe fillimit të 2025-ës. Softa thekson për Arbër Hitajn që kemi ende raste të ngjarjeve kriminale ende të pazbardhura.
'Nëse flasim për fundin e 2024 dhe fillimin e 2025, ka vepra penale dhe atentate, që i kemi parë dhe analizuar. Kemi vepra penale pa zbardhur. Rasti i atentatit në autostradën Levan Vlorë pa autor ende. Ngjarje e rëndë. Funksionuan të njëjtat skema, personat largohen nga vendi i ngjarjes dhe djegin automjetin. E njëjta skemë në Tiranë, biznesmeni vritet në banesë në sytë e bashkëshortes. Kemi ngjarjen e Dobraçit, ende e pazbardhur. Kemi 42 raste të zbardhura nga policia, krahasim me 6 ngjarje të pazbardhura. Shqetësim mbetet që grupet kriminale, duket sikur kanë një epërsi në informacion, organizim dhe teknologji. Dhe në mënyrën për të zhdukur provat. Një pjesë janë parandaluar falë punës së policisë. Por raste si pastrimi i parave, futja e parave të huaja, pavarësisht se disa janë kapur, tregojnë një lloj shqetësimi, vazhdojnë shqetësim përderisa këto atentate janë të pazbardhura. Dyshojmë për persona profesionalë të paguar.'
Petraj shikon nevojën e modernizimit të policisë shqiptare, teksa sipas tij mungon profesionalizmi.
'Shifrat mund të themi, janë të pakta. Ai kontigjent që kanë funksionuar një pjesë në burg dhe një pjesë janë eliminuar, shifrat do jenë të ulëta. Nuk e shikoj si një vend me siguri të lartë. Nuk më bind. Po të shikosh gjithë vrasjet 3 vjetët e fundi në vendet publike, siguria lë për të dëshiruara dhe pasiguria është në parametra që do ta çoja në kufijtë e 50%. Sa vetë janë vrarë, kamerierë, banakierë, njerëz që nuk kanë pasur lidhje me krimin? Ka kaluar plumbi paralel. Ka impenjim. Policia nuk është inaktive. Duhet më shumë profesionalizëm dhe mbështetja nga qeveria shqiptare, që të bëhet një polici me standarde europiane.'
Për Softën, policia sakrifikon shumë, por kjo nuk përkthehet në shpërblimin që meritojnë.
'Siguria nuk perceptohet nga një turist. Po flasim, jo për mosekzistencën e rendit publik si në 97. Po flasim për një kohë kur krimi po vepron dhe grupet kriminale janë operative, këto grupe nuk janë s dikur, por janë me kollare dhe në restorante shumë të shtrenjta. Rasti i Elbasanit tregon se edhe gjyqtarët janë bërë pjesë e grupeve kriminale. Duhet të shkojmë te polici bazë. Kemi një polici që sakrifikon shumë. Vërtet turistët kanë qetësi, është falë punë së zgjatur të policisë. Mos presi punonjësi i policisë ti jepet një biletë për të shkuar në një supermarket, por ti shikohet rroga për dinjitet.'
Sipas Petraj duhet filluar reduktimi i pranisë policore në rrugë.
'Nuk është dritë gjithçka në këtë. Ka të meta. Ata që punojnë në shërbim, rendi, grupet e gatshme dhe ata që rrinë në trafik, mbështetja ndaj tyre lë për të dëshiruar. Kemi parë qytetarë dhe i çojnë ujë. Pse duhet të rrijë në shi? Duhet të ketë mbështetjen e duhur dhe veshjen për të qëndruar. Po punohet për të ulur prezencën e policisë në rrugë.'
Lajmi kryesor:
Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi situata në burgje, ka çaluar siguria! Petraj: Përgjegjësia duhet kapur nga niveli i poshtëm
G.K/I.M/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)