Nëpër shkolla, ku fatkeqësisht kanë ndodhur edhe ngjarje të rëndë kriminale mes nxënësve, do të ketë një sistem video-regjistrimi brenda tyre.
Kjo u tha nga Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi ministren e re të Brendshme Albana Koçiu, teksa shtoi se policia do të ketë akses në çdo kohë në këtë sistem video-regjistrimi të shkollave.
Po kështu, pamjet do të mund t’i shikojnë edhe prindërit.
“Siguri më e lartë në rrugë ku do mbulojmë me kamera inteligjente akset kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim. Siguria më e lartë në shkolla ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i aksesueshëm në çdo rast nga Policia e Shtetit. Siguri më e lartë në mbrojtjen e territorit, plazheve, lumenjve, pyjeve përmes survejimit ajror me dronë dhe satelitorë, por na mungon edhe një komponent i fundit për ta bërë përfundimisht në kohë reale çdo cënim të territorit. Jo siç e kemi sot, që mund ta bëjmë në mënyrën periodike”, tha Kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)
V.GJ /I.M/ReportTv.al
