Politikë

Berisha: Siguria ushqimore në duart e mafias, nuk plotësojmë asnjë standard të BE! Epidemia e salmonelës u mor vesh pasi u sëmur Rama

22 Prill, 12:30| Përditesimi: 22 Prill, 14:04

  • Share

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ekspertët e sigurisë ushqimore për të prezantuar pikat e programit të PD. Berisha tha se në raport me sigurinë ushqimore, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të BE-së. Berisha hodhi akuza duke thënë se siguria ushqimore  në vendin tonë është në duart e mafias, e cila sipas tij, ka kapur të gjitha hallkat kontrolluese të këtij sektori.

Kryedemokrati tha se BE-ja e detyron Shqipërinë për të firmosur marrëveshje me kompani të huaja, por qeveria qëllimisht nuk pranon të huaj, përveçse shqiptarë.

"Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të. Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia. Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne. Në qoftë se ulet specialisti dhe i merr një më një standardet e fushës së tij në Shqipëri dhe krahasuar me BE-në, ju garantoj se nuk ekziston më asnjë krahasim. Ndërkohë, kur ato duhet të jenë udhërrëfyes, duhet të jenë kushtet më pozitive për qytetarët shqiptarë që të afrohen me qytetarët europianë. Dje INSTAT ka dhënë një të dhënë shumë interesante: 99 për qind e të gjitha prokurimeve janë me shqiptarë, të ndaluara me të huaj. Në një kohë kur marrëveshja e firmosur me BE-në e detyron Shqipërinë të jetë e hapur për investitorët shqiptarë dhe europianë. Punërat bëhen më me cilësi, por këta i fshin nga faqja e dheut. Kanë vënë rregullat që duhet t’i dorëzosh me 34 ditë, dhe duhet t’i dorëzosh me e-Albania, që është për 38 ditë. Unë u dhashë këtë shembull për të treguar se absolutisht në çdo fushë ky është raporti ynë me standardin evropian."-tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha solli në vëmendje edhe mishin e pulës me salmonelë që u hodh në treg, duke thënë se epidemia u zbulua vetëm pas u sëmur Edi Rama.

"As hetim, as ndalim, nuk e di se si mund të jenë të papërgjegjshëm. Edhe ky tha: “Po e jap dorëheqjen, se u sëmurë Edi Rama, që thoshte ‘e kam nga breshkat’, absolutisht nga pulat. Nga salmonela, e sigurt.” Çështjet e tij shëndetësore ai i zgjidh vetë, ne merremi me qytetarët."

Në takim, u prezantua edhe një video e shkurtër me titujt e publikuar në media lidhur me mishin e pulës me salmonelë dhe rastet e tjera të sigurisë ushqimore, kur shihet se PD iu referohet edhe artikujve të publikuara nga Shqiptarja.com.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 22/04/2025 19:38

    O sale me duket se è ke kaluar ti salmonella sepse edhe gjendja jote qe ecen si kale i ngordhur , te ka mare ana .Edi eshte si kolloz , ka lezet kur e shikon .O shpirt zi qe je I njollosur nga shqiptaret qe e duan Shqiperine qe ti I vure kazmen .zoti ti Marte haket , zoti vonon por nuk haron lotta e nenave qe veshe me te zeza .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?