Foto nga Komisioni i shëndetësisë dhe çështjeve sociale

Politikë

Siguria ushqimore te Shëndetësia! PD: Helmimi në Gramsh kambanë alarmi, reformim AKU-së

9 Qershor, 15:53| Përditesimi: 9 Qershor, 16:06

  • Share

Siguria ushqimore ishte në fokus të diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, ku u miratua projektligji për “Shëndetin e Kafshëve”, i propozuar nga qeveria.

Duke sjellë në vëmendje rastin e helmimit nga salmonela të fëmijëve në kopshtin e Gramshit, opozita kërkon reformim të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe ndarje nga Ministria e Bujqësisë, pasi sipas tyre është në konflikt interesi.

Shehu: AKU është krejtësisht jashtë funksioneve, pse ju jeni teknik, profesional dhe korrupsionin e thellë. Siguria ushqimore, zero, shkatërruese, çfarë ndodhi me salmonelat. Nuk ka asnjë konkluzion. Pra, AKU për mua duhet të reformohet dhe do duhet të kthehet në një agjenci me standarde perëndimore, aq më tepër që është pjesë e Ministrisë së Bujqësisë. Ka konflikt të madh interesi. Nuk mund të ketë ministria edhe prodhimin edhe kontrollin.

Spahiu: Problemi i ngritur nga kolegu për AKU-në, ligji që ne kemi miratuar për inspektoriatin besoj se do ta ndryshojë situatën. Do të ketë ndryshime edhe për mënyrën sesi përgjigjet kontrolli, dhe pa krijuar shqetësim edhe biznesit.

Jaupllari (Zv.Ministër i Bujqësisë): I frymë më shumë se sa duhet kësaj çështje.

Gjergji: Situatës në Gramsh, i frymë më shumë se sa duhet? Situatës në Gramsh ne nuk mund t’i fryjmë. Janë raste, janë fakte, janë fëmijë të shtruar në spital. Janë nja 3200 salmonela dhe ju e dini shumë mirë. Asnjë nga ato nuk është e rrezikshme? Është një kambanë alarmi.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?