Siguria ushqimore në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Bizneset janë fokusuar drejt fitimit dhe jo punës! Të shtohet numri i inspektorëve në terren

29 Dhjetor 2022, 12:29| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 13:06

  • Share

Eksperti i Ekonomisë, Enriko Ceko tha se problemet me sigurinë ushqimore në Shqipëri lidhen më së shumti me mungesën e kulturës së punës dhe fokusimit të bizneseve vetëm drejt fitimit ekonomik. Në një lidhje skype për studion ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, Ceko foli për rastin e helmimit të tre personave në Shkodër për shkak të ujit të pijshëm dhe bllokimit të 500 kilogramëve mish në një fast-food të Tiranës.

Për rastin e helmimit nga uji në Shkodër, Ceko tha se duhej të bëheshin më shumë kontrolle nga inspektorët për bidonat plastikë ku ambalazhohet uji.

“Çështja e ujit në Shqipëri është problematike edhe pse jemi nga vendet më të pasuraa me burimet ujore. Shfaqen probleme nga më të çuditshmet. Nëse do shkoni të shihni pallatet apo depozitat ku mbahet uji, nuk ka garanci sepse ato duhen kontrolluar. Duhet të ketë inspektorë të kontrollojnë ujin. Sa herë e kemi parë ne sesi mbushen bidonat e plastikës. Mungon kontrolli në territor. Mungon edukata e prodhimit. Ne vijmë nga ajo shoqëri që nuk kemi besim te Zoti dhe nuk dimë ça është ligji. Biznesi shqiptar nuk ka vënë në themel punën por paratë. Prandaj ka abuzime të kësaj natyre”- u shpreh eksperti.

Ndërsa për rastin e fast food-it, Ceko tha se personat që punojnë aty dhe pronarët nuk kanë as njohuritë elementare për mirëmbajtjen e ushqimit dhe trajtimin e produktit. Ai theksoi nevojën e madhe për shtimin e inspektorëve për të bërë kontrollet e duhura në subjektet ushqimore.

“Pjesa më e madhe e shqiptarëve në drekë janë në punë. Këtu bëhet fjalë që këta persona që kanë hapur këto qoftet dhe fast food-et, nuk kanë njohurinë elementare për mirëmbajtjen e ushqimit, me pastrimin e ambientit apo trajtimin e produktit gjysëm të gatshëm.

Risku i prekshmërisë nga sëmundjet në Shqipëri është në dy drejtime, mund të sëmuresh në mënyrë të menjëhershme. Çështja qëndron tek sëmundjet që bëhen të vazhdueshme sepse je ushqyer me ushqim të gabuar për vite me rradhë.  Kush na garanton ne te Fast-food-i se ai e ndërron vajin çdo ditë? 200 inspektorë në AKU kanë 25 mijë subjekte ushqimore për të kontrolluar. Kjo është e pamundur për t’u realizuar”- përfundoi Ceko.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/12/2022 01:28

    /BEN/,eksperti nuk eshte budalla.Ketu ku jetoj une,uji qe shitet ne bidona e shishe,ka diten kur eshte mbushur dhe diten e skadences,pa llogaritur info.te tjera.Diten e skadences e ka me sa duket sepse mund te zhvilloje bakterje.Edhe uji i distiluar i ka keto te dhena.Gjithashtu,nje here ne vit,inspektoret e ujit te qytetit na dergojne nga nje flete-raport te gjithe banoreve per gjendjen e ujit te qytetit dhe permbajten e tij.Gjithashtu i jap te drejte ekspertit per depozitat.Me kujtohet se kur jetoja ne Tirane,depozite ne cati nuk mbanim,por kishim nje fuci plastike gjigande,qe e mbanim brenda ne apt. qe e perdornim per uje dhe here pas here e pastronim se depozitohej dhe' ne fund, qe vinte me ujin.Ne e kishim te lehte se ishte fuci,por depozitat jane shume te veshtira te pastrohen e sidomos ato qe jane jashte ne cati ku depozita ngrohet nga Dielli e temp.e larta e si rrjedhim uji brenda e cdo gje qe vjen me te e funderon ne baze kthehet ne nje //supe// bakterjesh qe vegjetojne e shumohen ne nje uje te ndenjur e te ngrohte,si ne nje /Petri dish/ gjigand.

    Përgjigju
  • Ben: 29/12/2022 16:17

    Experti eshte budalla i lindur.Shok me Kujtim Gjuzin.

    Përgjigju
  • Blersi: 29/12/2022 13:55

    Inspektore ka me shumice por nuk bejne punen,rrine ne kafene,jane te korruptuar marrin ryshfet, kush nuk i kontrollon ,ne cdo dyqan ka produkte pa etikete,te skaduar,duhet me u helmatisur dikush qe me u cu inspektoret nga gjumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?