Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa faturë.
Ai tha se s'do të ketë më paralajmërime, pasi në këtë stinë ku temperaturatë janë të larta, këto produkte mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
‘Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet
S.B/I.M/ReportTv.al
