Politikë

 'Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë një problem madhor' Bushati: Në programin e PD-së sportistët do të jenë në qendër të vëmendjes

4 Prill 2021, 12:19| Përditesimi: 4 Prill 2021, 15:23

  • Share

Sportistët e qytetit të Shkodrës zhvilluan një takim me drejtuesin politik, Helidon Bushati së bashku me koordinatorin kombëtar të partisë demokratike për sportin Andi Lilën.

Sipas PD-së, problematikat e këtyre sportistëve janë të mëdha duke nisur që nga pensioni i veçante për sportistët elitar, statusi i sportistit, ligji për sponsorizimet në sport, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. 

Koordinatori Andi Lila u shpreh se në takimet me kreun Lulzim Basha gjithmonë është diskutuar në lidhje me sportin në Shkodër, si një qytet i cili meriton vëmendjen e duhur.

Helidon Bushati u angazhua se sportistët e qytetit do të kenë një vëmendje dhe zgjidhje të problemtikave pas dt 25 prill dhe se këta të fundit janë në qendër të vëmendjes për Partinë Demokratike.

‘Partia Demokratike ka organizuar takime me sportistët, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe të kemi një paketë stimuluese për sportin të cilën ta implementojmë pas 25 prillit me qeverisjen e partisë demokratike.’- tha Bushati.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 04/04/2021 13:26

    Ku shkojne gjithe keta injorante pa maska nuk e kane kuptuar qe eshte kohe pandemie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?