Fatkeqësitë natyrore gjithmonë kanë nxjerrë në pah mungesën e kulturës për sigurimin e pronës.
Më 6 dhjetor 2019 vetëm 10 ditë pas fatkeqësisë Drejtuesi i Komitetit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, sot ministër i rindërtimit mblodhi në një tryezë AMF-në dhe drejtuesit e kompanive te sigurimeve. Përveç bilancit paraprak të dëmeve të tërmetit, kompanitë kërkuan të bëhej i detyrueshëm sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore.
“Ndërtimi i një ligji pa vonesë është i domosdoshëm pavarësisht kostove, pavarësisht kostove p[asi sa më i gjerë dhe më i shtrirë të jetë ky ligj aq më i vogël është primi i sigurimit që varion nga 10 deri në 50 euro në vit për një banesë dhe kompensimi do të ishte shumë më i madh”, kjo ishte kërkesa e Avni Ponarit, drejtues i një kompanie sigurimi në vend.
Pas kësaj konference Qeveria, AMF dhe kompanitë u zotuan të hartonin një projektligj që e bënte të detyrueshëm sigurimin e pronës për të gjithë qytetarët që kishin një certifikatë pronësie.
Ata do të punonin mbi një draft të propozuar nga Banka Botërore në vitin 2014, por që deri më tani ende nuk është zyrtarizuar asnjë draft. Sipas të dhënave në vitin 2019 vetëm 20 mijë banesa e biznese ishin të siguruar nga 1.2 milionë tituj pronësie në vend. I detyrueshëm është vetëm sigurimi i objekteve nga ndërtuesit për 10 vite.
Nga ana tjetër referuar të dhënave të AMF-së nga Janari-Shtator 2020 qytetarët për sigurimin nga dëmtime të ndryshme të pronës dhe sigurimit nga fatkeqësitë natyrore kanë paguar rreth 10 milionë euro, me një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar raportit për forcat e natyrës ka shënuar rritje me 12% ndërsa për dëme të tjera ka pasur rënie me rreth 36%.
Ndërkohë sipas raportit vjetor Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kërkesat për dëmshpërblime deri në 31 dhjetor të 2019-ës për 21 shtatorin arriti në 487 milionë lekë, dhe për 26 nëntorin në 3.8 miliardë lekë. Për të dyja këto kërkesa 220 milionë euro u morën përsipër nga tregu i sigurimeve dhe pjesa tjetër nga shoqëritë e risigurimit.
Ky është një hile e kompanive të sigurimeve në Shqipëri. Hapi i parë duhet të fillojë nga "standardi i ndërtimit" dhe "inspektimi". Easyshtë e lehtë të sigurosh një ndërtesë të keqe por është shumë e vështirë të sigurosh një ndërtesë të fortë (teknikisht të saktë). Për shkak se e dyta përputhet me standardet teknike dhe shpenzimet e policës së sigurimit duhet të jenë shumë të ulëta. E para është një "treg zogjsh" dhe ka para të mëdha atje. Para të mëdha, korrupsion i madh!
Përgjigju