Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter pasi Shqipëria siguroi 500 milionë euro nga eurobondi me interes 3.55%. Rama thotë se 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5 vjeçar, ndërsa sot 3.5% bond 7 vjeçar.
Tregjet u përgjigjën qartë. 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5 vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7vjeçar. Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë
Edi Rama
Ky transaksion përfaqëson herën e tretë që shteti ynë del në bursat e letrave me vlerë. Hera e parë ka qenë në vitin 2010 dhe e dyta më 2015-ën. Në dallim nga herët e para, Shqipëria u paraqit sot me kërkesën zyrtare për një Eurobond me afat maturimi 7-vjeçar, ndërkohë që deri tani dy Eurobondet kanë qenë me afat 5-vjeçar. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë kështu viti 2025. Gjithsesi, brokerat vene në dukje se një Eurobond i ngjashëm i Maqedonisë është pranuar nga tregjet me interes 2.75%, pra thuajse një pikë më poshtë se ai shqiptar.
Ik more hajvan se edhe nje vazo lule nuk e blen ne vendin e krimit Shqiperi se ta marrin me gjykata!
Përgjigju