Arlind Qori

Politikë

Siguroi një mandat në Tiranë, Qori: Tirani Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

15 Maj, 19:11| Përditesimi: 15 Maj, 19:17

  • Share

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në një konferencë për shtyp se beteja e tyre sapo ka filluar dhe se ata kishin bindjen se qytetarët do të gjejnë forcën të kundërshtojnë atë që e cilësuan si klimë frike dhe presionesh të organizuara nga qeveria.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë të presioneve të panumërta që partia në pushtet i ka bërë nëpunësve të administratës, bizneseve të vogla, e kemi ndjerë këtë sa herë kemi shkuar për të takuar qytetarët”,- deklaroi Qori.

“Shqipëria pas 11 majit në shumë aspekte gdhihet e zymtë”,- tha Qori ndërsa citoi disa vargje të njohura të Fan Nolit që flasin për “tiranin që kërrusi atdhenë”.

“Ky tiran që ka shthurrur fenë dhe ka kërrusur atdhenë nuk ia ka dalë të shuajë shpresën e qytetarëve shqiptarë për ndryshim dhe një pjesë e kësaj shprese lidhet me emrin e Lëvizjes Bashkë,” deklaroi Qori.

“Edi Rama duket jashtëzakonisht i pushtetshëm […] kjo nuk na step. Në analizën tonë politike ky mbipushtet do të jetë ai që do ta fundosë Edi Ramën,” shtoi ai.

Sipas Qorit, Rama vështirë se do të mund t’u tregojë pensionistëve apo punëtorëve përrallën me bufin Berisha të cilën ua tregoi gjatë fushatës elektorale dhe do të duhet të përballet me realitetin që ka krijuar.

Lëvizja Bashkë arriti të marrë pothuajse 24 mijë vota ndërsa një pjesë e kutive vijon të numërohet, si dhe fitoi një mandat deputeti në Tiranë./ Reporter

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idli: 15/05/2025 21:33

    Mbipushteti dhe kenaqesia prej tij ka shkaterruar perandori shekullore.... Pushteti eshte sprove e madhe. E si thote nje fjale: " Te hyfte vetja ne qejf"

    Përgjigju
  • Vlore: 15/05/2025 20:44

    Po sdoje kualicion me NShB ti legen burre

    Përgjigju
  • Dikush: 15/05/2025 19:39

    Kisha respekt per ty Qori dhe kisha menduar te te jepja voten, megjithese me dukeshe pak aguridhe mor djale. Mire paskam bere qe votova per dike tjeter. Ramen e njohim te gjithe, ia dime te mirat e te zullumet. Fjala "tiran" per Ramen nuk shkon. Tiranin e vertete e ke te Shqupi. Kishe dhjetra terma te tjera per ta perkufizuar me sakte e me qarte. Perfundimisht, nqs kjo eshte kultura jote politike, je nje zhgenjim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?