Edi Rama

Bota

Siguroi një mandat të katërt, Rama për TVP Word: E dimë që jemi larg të qenit perfekt! Të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 15:02| Përditesimi: 14 Maj, 15:05

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste në pushtet, Edi Rama, ka thënë se vendi i tij është “i bekuar” që dera e BE-së është e hapur.

Kreu i qeverisë dha një intervistë për TVP World vetëm dy ditë pasi fitoi bindshëm zgjedhjet e parlamentare në Shqipëri, duke arritur të siguronte 52,1 për qind të votave dhe një mandat të katërt si kryeministër.

Kryesocalisti vlerësoi gjithashtu mundësinë e ofruar nga BE-ja për Shqipërinë, një vend i cili, siç tha ai, “pa traditë të një shteti demokratik”.

Rama pranoi kritikat nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, të cilët vunë në dukje mungesën e një fushe loje të barabartë dhe një keqpërdorim të dyshuar të burimeve publike.

”E dimë që jemi larg të qenit perfekt. Përmirësimi është mantra jonë: ne duhet të përmirësohemi, jo të fajësojmë”, thekson Rama.

Duke theksuar rrënjët e brishta demokratike të vendit, Rama nënvizoi përgjegjësinë e paprecedentë që po ndodh në Shqipëri.

“Për herë të parë, njerëz të lidhur me pushtetin politik po hetohen, akuzohen dhe dënohen. Ne duhet ta bëjmë këtë situatë të pakthyeshme dhe kjo është arsyeja pse duhet të anëtarësohemi në BE. Gjithmonë them, e dini, jemi me fat që e kemi BE-në në prag të derës… përndryshe, mund të përfundojmë si Afganistani ose Iraku ose vende të tjera të largëta që u përpoqën të bëheshin demokraci të gjalla, por dështuan keqas sepse nuk kishin strategjitë e BE-së", shtoi Rama.

"BE është një burim i jashtëzakonshëm njohurish kur dëshiron të ndërtosh një shtet demokratik funksional dhe kjo njohuri është e nevojshme kur nuk ke traditën dhe kjo njohuri është një bekim”, theksoi Rama.

Rama përsëriti gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për paqen rajonale dhe NATO-n. Lidhur me marrëveshjen e shumëdiskutueshme Itali-Shqipëri për menaxhimin e migrantëve, ai tha se ”ajo ishte nxitur nga një marrëdhënie e veçantë me Romën”.

“Ne u kemi dhënë atyre juridiksion. I takon shtetit italian të menaxhojë operacionin”, shpjegon ai./TVP World

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 14/05/2025 18:15

    Evropa ti ka hapur dyert jane genjeshtra por Greqia dhe Qyproja ja tek keta dy i keni dyrt e mbyllura pra mos genje popullin edhe pse keni fituar mandatin e 4

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?