Në kuadër të operacionit të koduar ‘Prova', tre persona janë arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi akuzohen si grup kriminal që merrej më shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Policia bëri me dije se ndaj tre të rinjve, Ll.N, L.M., dhe D.D., Gjykata e Beratit i ka caktuar masën ‘Arrest me burg’, pasi akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas ‘bluve’, gjatë hetimeve 8 mujore, tre të arrestuarit siguronin kanabisin, të cilin e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.
“Si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Kuçovë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Prova”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., 33 vjeç, L. M., 24 vjeç dhe D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë”, thuhet në njoftimin e policisë së Beratit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme
Komente
