Kosova & Rajoni

Sikur ta njihnin njëri tjetrin...Palmer: Marrëveshja Kosovë-Serbi do duhet të pranohet nga publiku në të dyja anët

5 Dhjetor 2019, 14:34| Përditesimi: 5 Dhjetor 2019, 14:36

  • Share

Matthew Palmer, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha për televizionin N1 në Sarajevë se SHBA-ja do ta shohë njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sikur ta njihnin njëra-tjetrën, ato do të mund t’i zgjidhnin çështjet e diskutueshme si fqinj”, tha Palmer.

Matthew Palmer tha se Prishtina dhe Beogradi “duhet të arrijnë marrëveshje dhe të përcaktojnë të ardhmen e tyre europiane.

Palmer tha se marrëveshja do të duhej të ishte “e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?