Foto ilustruese

Sillte mjete kontrabandë nga Anglia dhe i shiste për pjesë, në hetim 31-vjeçari në Shkodër

21 Shkurt, 14:55| Përditesimi: 21 Shkurt, 14:56

  • Share

SHKODËR- Një 31-vjeçar është vënë në hetim në Shkodër, pasi dyshohet se sillte mjete kontrabandë nga Anglia.

Policia thotë se ka zbuluar servisin e 31-vjeçarit në fshatin Kryebushat, i cili dyshohet se pasi i sillte mjetet në Shqipëri, shiste pjesë të tyre, aktivitet për të cilin nuk deklaronte të ardhurat.

Policia sekuestroi 11 automjete tip "Benz", të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia

"Shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Anglia dhe fshihte të ardhurat nga ky biznes, procedohet penalisht 31-vjeçari. Sekuestrohen 11 automjete tip "Benz".

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme.

Për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Shjezë.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip "Benz", të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?