Silva Bino paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Mjekja dëshmoi rreth 1 orë në SPAK, refuzoi të prononcohej

6 Qershor 2023, 10:04| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 14:51

  • Share

TIRANË- Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u paraqit këtë të martë (6 qershor) në SPAK dhe dëshmoi për rreth 1 orë. Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e thirrjes nga SPAK, ndërsa mjekja e njohur pas daljes refuzoi të prononcohet për gazetarët.

“Ore jo fare, kam ardhur për punë tjetër. Po jo ore tani ju lutem a jeni në vete, jo”- tha Bino dhe u largua. 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën me dije se dyshohet se Bino është thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e një hetimi të nisur nga SPAK, megjithatë ende nuk ka një të dhënë konkrete. Ka pasur në fakt një sërë kallëzimesh të bërë nga individë por edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por nuk dihet konkretisht se çfarë çështjeje. Thirrja e Binos vjen në një kohë ku SPAk ka vendosur arrestimet e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron si dhe Specialisten, Laura Shteto për abuzimin me një tender. Megjithatë, duket se Bino nuk ka lidhje me këtë çështje, sidoqoftë pritet të mësohet arsyeja e thirrjes së Binos në Prokurorinë e Posaçme.

 Dy zyrtaret e arrestuara më 2 qershor 2023 akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Kompania që ka fituar tenderin e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ‘DRICONS’ në pronësi të Vladimir Topit. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Ora 12:20
VIDEO/ U paraqit sot në SPAK, Silva Bino ‘e bezdisur’ nga gazetarët: A jeni në vete ore? U thirra për punë tjetër

 

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u paraqit sot në SPAK. Megjithatë, jo vetëm që refuzoi të prononcohej, por pati edhe një lloj bezdie nga gazetarët.

Për çfarë ke ardhur? E pyet gazetarja e Report Tv, Keti Banushi

“Ore jo fare, kam ardhur për punë tjetër. Po jo ore tani ju lutem a jeni në vete, jo”- tha Bino dhe u largua. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi.BR: 06/06/2023 18:41

    Kjo Bino eshte kryehajdutja me çizme e ISHP,

    Përgjigju
  • Populli: 06/06/2023 17:14

    Thesin sa here ta shkundesh nxjerr pluhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?