Julian Shehu i Lodz në Poloni dhe Etnik Brruti i Malishevës në Kosovë janë dy risitë e trajnerit Sylvinho në nisje të fushatës eliminatore të Botërorit, teksa kuqezinjtë fillimisht luajnë në Londër kundër Anglisë me 21 mars dhe kundër Andorës në Tiranë me 24 mars. Hysaj, Mitaj, Bare dhe Daku mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa befasisht Armando Broja dhe Ardian Ismajli janë grumbulluar edhe pse nuk luajnë prej kohësh me ekipet e tyre.
“Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, por që më shqetësojnë njësoj. Duhet të përgatisim lojtarët për këto situatë jo të ngjashme në aspektin futbollisik. Sa i takon Anglisë është nga më të fortat e botës dhe tani me një trajner të madh si Thomas Tuchel”, Sylvinho.
Pyetje për Report Tv: Trajner do jetë një Shqipëri sulmuese si në kualifikueset e Europianit apo një Shqipëri mbrojtësi si në Ligën e Kombeve?
“Janë kompeticione të ndryshme, nuk duhet të harrojmë se kë kemi përballë. Unë dua të sulmoj Spanjën, por ajo nuk më lejon. Një skuadër tjetër të lejon më shumë. Ky komepticion që nisim është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur. Duhet të fitojmë, të bëjmë ndeshje perfekte dhe të mendojmë vetëm për pikët, pasi është një grup i vështirë, por jo e pamundur për t’u kualifikuar pasi nga zero e nisim të gjithë", tha ai.
Për herë të parë nën drejtimin e Sylvinhos kombëtarja do të jetë pa Taulant Seferin, për zgjedhje teknike, ndërsa Anis Mehmeti i Bristol pavarësisht golave është lënë jashtë për të njëjtën arsye. Kombëtarja do të nisë grumbullimin të hënën e 17 marsit, ndërsa do të udhëtojë në Londër të enjten.
Komente
