Sociale

Simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës/ Binjakët vijnë në jetë 20 minuta pas rënies së tërmetit

27 Nëntor 2019, 12:44| Përditesimi: 27 Nëntor 2019, 12:53

  • Share

Tërmeti që ra në orën e 03:54 të ditës së djeshme në Shqipëri, la disa viktima dhe shumë të plagosur.

Por, teksa disa persona po luftonin me vdekjen nën rrënoja, dy fëmijë binjakë kanë ardhur në jetë në një maternitet në Tiranë.

Mjekja gjinekologe Anika Dokle, ka publikuar një video, ku duken dy vogëlushit e sapoardhur në jetë.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”-shkruan në profilin e saj në Facebook.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?