Simon Simoni

Simon Simoni pëson dëmtim të rëndë me Frankfurt, portieri i Kombëtares mungon gjatë

20 Shtator 2023, 16:00| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 16:01

  • Share

Portieri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Simon Simoni do mungojë gjatë për ekipin e Eintracht Frankfurt. 19-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e moshave kundër Stuttgart Kicker, teksa lëndimi në ligamentin kolateral në bërryl do duhet të korrigjohet me operacion.

Një dëmtim i tillë pritet ta mbajë jashtë për shumë muaj talentin nga Shënkolli, që la Dinamon dhe u bashkua me klubin e Bundesligës në 1 janar të këtij viti për 600 mijë euro.

Me të rinjtë e Frankfurt, Simoni këtë sezon ka luajtur në shtatë ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur për tre duele. Edhe pse shihej si e ardhmja e klubit dhe ishte i treti në radhën e portierëve, Simoni tanimë do duhet të lërë pas një dëmtim të rëndë për t'u rikthyer më i fortë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?