Simone Inzaghi

Sport

Simone Inzaghi i zhgënjyer nga humbja: E merituam, përgjegjësi e imja

7 Shkurt, 15:00| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:01

  • Share


Interi humbi 3-0 kundër Fiorentinës për raundin e 14-të në Serie A (i prapambetur) dhe dogji shansin për të kryesuar renditjen. Pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi përgëzoi kundërshtarët dhe tha se humbja e të tijve ishte e merituar, duke marrë përgjegjësitë.

"Nuk treguam aspak vrapim, agresivitet dhe vendosmëri. Fiorentina bëri një paraqitje shumë të mirë, ndërsa ne kthehemi në shtëpi të zemëruar. Ky grup nuk kishte humbur për katër muaj e gjysmë, tani kemi pësuar humbjen e dytë, të cilën do ta analizojmë. Të hënën do të përballemi sërish me Fiorentinën, por nuk është koha për të bërë llogari, duhet të punojmë për të kuptuar problemet dhe për t'u përmirësuar”, tha trajneri zikaltër.

Inzaghi pranoi se nuk e kishte një shpjegim të qartë për paraqitjen e dobët.

“U përballëm me një ekip që ishte më i freskët se ne dhe besonte më shumë. Në pjesën e parë patëm disa sinjale paralajmëruese, por për çudi në të dytën luajtëm edhe më keq. Tani duhet të kuptojmë arsyet, sepse kjo humbje ngadalëson rrugëtimin tonë”, tregoi Inzaghi.

Sa i përket merkatos, Interi ka marrë vetëm Zaleuskin, ndërsa kalendari është i ngjeshur.

“Po rikuperojmë lojtarë në mbrojtje dhe mesfushë, por do të kem nevojë për të gjithë. Kalendari është i ngarkuar, por tani nuk dua të flas për skuadrën e gjatë apo të shkurtër. Calhanoglu? Nuk dua të flas për individë, ishte një paraqitje negative për të gjithë, duke filluar nga trajneri”, tha Inzaghi që mori përsipër përgjegjësitë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Zhgënjen Interi, Fiorentina e mposht 3-0! Zikaltërit humbasin shansin për kreun e Serie A, Asllani luan shtatë minuta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?