Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite të Al Hilal, e cila e ka prezantuar duke e cilësuar si "gjeniu italian". Lëvizja e Inzaghit vjen pas katër sezoneve të suksesshme te Interi, ku arriti të fitonte titullin e Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane, ndërkohë që u mposht dy herë në finalen e Champions League.
Inzaghi ka firmosur për dy vite dhe do të jetë trajneri më i paguar në botë, me një pagë që arrin deri në 30 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuse dhe stimuj të ndryshëm.
Në një deklaratë të klubit, Al Hilal e njoftoi mbërritjen e trajnerit italian dhe publikoi një video për këtë moment të veçantë, që u realizua në një hotel në Paris.
"Jam shumë i lumtur që ndërmarr një përvojë të re, pasi kam drejtuar Lazion dhe Interin, doja të shkoja jashtë vendit dhe kjo mundësi për mua është një privilegj. E njoh mirë Al Hilal sepse ndjek futbollin arab, kam luajtur këtu shumë herë me Lazion dhe Interin dhe më pas e kam ndjekur klubin me simpati për praninë e Sergej Milinkovic-Savic .
Jam i lumtur që e gjej përsëri, ai do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Futbolli në Arabi po evoluon gjithnjë e më shumë, pastaj lojtarët dhe trajnerët e huaj kanë sjellë cilësi. Futbollistët arabë po rriten gjithnjë e më shumë.
Pse Al Hilal? E kam ndjekur historinë e klubit, kam parë mijëra tifozë gjithmonë në stadium, e kam parë stadiumin plot edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve të Azisë", tha trajneri italian.
Simone Inzaghi do të nisë karrierën e tij në Arabinë Saudite gjatë Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet në SHBA. Al Hilal do të përballet me Real Madridin më 18 qershor, me RB Salzburg më 23 qershor dhe me Pachuca më 27 qershor.
The Italian genius is here ✅ ?
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) June 4, 2025
Welcome, ?????? ??????? ✍️
pic.twitter.com/8BZAz4tIMr
Komente
