Interi siguroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e Champions League këtë sezon, duke mos pësuar asnjë gol dhe shënuar gjashtë. Pas fitores 1-0 kundër Arsenalit, trajneri Simone Inzaghi u shpreh krenar për të tijtë duke thënë se ka 23 titullarë në ekip.
“Kur them që kam 23 titullarë, e them sepse e besoj. Kam ndryshuar lojtarë të ndryshëm dhe kanë bërë një ndeshje shumë të mirë kundër një kundërshtari të madh si Arsenali. Është ndeshja e4-t që nuk pësojmë gol në Ligën e Kampionëve.
Kampionati apo Liga e Kampionëve? Jemi Interi dhe duhet të synojmë të bëjmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur pa bërë zgjedhje”, tha Inzaghi pas ndeshjes së fituar.
Komento