Simpatizantët që votuan në Primaret e Rithemelimit, Berisha: Jam i kënaqur! Kandidatët nuk patën beteja personale, të mos ketë hatërmbetje

4 Dhjetor 2022, 21:35| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 22:01

  • Share

 

I pyetur nëse është i kënaqur me numrin e simpatizantëve që kanë votuar në primaret e Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit, Berisha u përgjigj se ishte shumë i kënaqur, duke shtuar se kushdo që kishte pasur kohë kishte gjetur mundësinë për të votuar.

“Jam shumë i kënaqur. Ky është një proces i lirë i njerëzve të lirë, nuk ka asnjë detyrim as për anëtarë as për simpatizantët të marrin apo mos të marrin pjesë në votim. Ne jemi parti e standarteve të lirisë. Nëse do bënim votimin e detyrueshëm ajo pastaj do bënte ndryshimin por ne e kemi lënë të lirë, ai që gjen kohën vjen dhe voton. Nuk është asgjë tjetër këtu veçse ushtrimi i të drejtave nga anëtarët dhe simpatizantët tanë”-tha Berisha.

Sa i përket hatërmbetjeve mes kandidatëve, Berisha tha se nuk duhet të kishte beteja personale pasi fituesit mund t’u kërkonin ndihmë edhe kandidatëve të tjerë për në zgjedhjet lokale.

“Unë mendoj se kandidatët e qytetit të Tiranës dhe në tërësi kandidatët tanë kanë bërë një garë të civilizuar dhe kanë patur mençurinë të mos angazhohen në beteja personale. Kjo ka këtë anë, shumë pozitive, secilit prej atyre që fiton i lind e drejta morale të kërkojë ndihmën e atij që pati përballë, pse jo edhe të bëjë marrëveshje apo kompromise me të sipas rastit”- u shpreh ish kryeministri.


Lajmi kryesor:

Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7 bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?