Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit/ Piktorë nga e gjithë bota mblidhen në Kolonjë për të pikturuar dhe promovuar destinacionet turistike

12 Maj, 17:58| Përditesimi: 12 Maj, 18:03

  • Share

Më shumë se 20 piktorë vendas dhe të huaj janë bërë bashkë në një simpozium arti për të sjellë pranverën në një nga krahinat më të njohura të vendit tone. Nën kujdesin e piktorit të njohur Helidon Haliti, artistët kanë qëndruar në Kolonjë për 4 ditë, duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë. 

“Kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja e largët, nga Kanadaja, Turqia,  nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht artistët tanë shqiptarë të cilët në fakt këtu, sapo shënuan në njëfarë mënyre një lloj historie sepse gjetën kiminë e njëri-tjetrit dhe jo vetëm atë koloristike, pikturike, por dhe gjuhën e një lloj filozofie e cila në fakt bashkon brezat”, deklaron Helidon Haliti.

Artistët pjesëmarrës kanë vlerësuar  së tepërmi perisazhet e Kolonjës, ndaj për këtë sipas tyre ardhja e kaq shumë piktorëve të njohur është një promovim i natyrës.

“Vendin tuaj e ka bekuar zoti, është i mrekullueshëm dhe këto takime që bëjmë ne janë të rëndësishme sepse na bëjnë të njohim një shqioëpri e cila shpesh na ikën nga e përditshmja, e përdithsmja ka ngarkesat e veta”, shprehet Fatmir Juka, piktor.

Është hera e parë që vij në Shqipëri, vend fantastik, po kënaqem shumë këtu. Njoha shumë artistë të mirë dhe të talentuar, mbi të gjitha bashkëpunues. Këtu u tërhoqa nga fusha e Kolonjës dhe po e shijoj në mënyrën time”, shprehet Jorge  Corpuna, piktor.

Grupi i piktorëve të huaj dhe shqiptar pjesë e shoqatës ndërkombëtare të akurelistëve nën udhëheqjen e piktorit Helidon Haliti kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë muajit maj duke shëtitur në vendet më të bukura të Shqipërisë vme qëllim promovimin e tyre.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?